Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të brendshëm dhe 520 të huaj, si dhe 289 kontrollues dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KShZ.
Nga vëzhguesit e brendshëm pjesa më e madhe e vëzhguesve janë nga KShZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga vëzhguesit e huaj, pjesën më të madhe të vëzhguesve e ka misioni i OSBE-së me 195 vëzhgues, Kongresi Botëror i Maqedonisë Shkup, Ambasada e ShBA-ve, Delegacioni i BE-së.
Mbikëqyrës të akredituar ka edhe nga ambasadat e huaja në vend, siç janë ambasada e Federatës së Risisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë./Telegrafi/