Joe Biden ka fituar në shtetin e Vermontit me tri vota elektorale, raporton Associated Press.
Vermonti ka publikuar rezultatet pas Kentuckyt dhe Indiana, ku në këto dy shtete prin bindshëm Donald Trump me 8 vota elektorale Kentucky dhe 11 tjera në Indiana, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ka filluar numërimi edhe në Florida, ku deri më tani ka përfunduar numërimi i 12 për qind të votave dhe kryeson Trump me 55.6 për qind, ndërsa Biden me 43.5.
Kujtojmë që ky shtet amerikan ka 29 vota elektorale, dhe është shumë i rëndësishëm dhe me raste përcaktues i fituesit. /Telegrafi/