Telegrafi

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni sot do të vëzhgohen nga 3815 vëzhgues të akredituar (Foto)

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në procesin zgjedhor përveç votuesve dhe komisionarëve të caktuar nga organet shtetërore, ka edhe vëzhgues të akredituar nga KSHZ. Partitë politike gjithashtu do të kenë vëzhgues në procesin zgjedhor.

Në procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë akredituar 3094 vëzhgues vendor.

Vëzhguesit vendor nga KSHZ

Ndërsa, KSHZ për zgjedhjet presidenciale ka akredituar edhe 721 vëzhgues nga organizata, ambasada, media dhe institucione ndërkombëtare.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni për presidentin e pestë do të mbahen sot, më 21 prill, 2019. Rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj, 2019 ku do të garojnë vetëm dy kandidatë, dy të parët më të votuarit nga rrethi i parë.

Përndryshe, ndërkohë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës të cilat për shkaqe të ndryshme kanë mbetur pa kryetarë./Telegrafi/