Telegrafi

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni patën edhe një numër të konsiderueshëm të votave të pavlefshme

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Censusi i duhur prej 40% pjesëmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.

Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Nga 52.08% e votave të numëruara nga gjithsejtë 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore, 13.879 e votave janë të pavlershme./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)