Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Censusi i duhur prej 40% pjesëmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.
Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.
Nga 52.08% e votave të numëruara nga gjithsejtë 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore, 13.879 e votave janë të pavlershme./Telegrafi/