Zgjedhjet legjislative gjermane, në përfundim të të cilave kancelarja Angela Merkel shpreson të arrijë një mandat të katërt, do të zhvillohen më 24 shtator, vendosi sot qeveria.
Data, e miratuar në këshillin e ministrave sipas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, duhet të miratohet formalisht nga presidenti i republikës, Joachim Gauck.