Site icon Telegrafi

Zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri, Begaj nis nesër konsultat me partitë politike për caktimin e datës

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nis nesër konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Të mërkurën kreu i shtetit do të takojë partitë e vogla: PR, PBDNJ, PDIU dhe LZHK.

Të enjten presidenti do të takojë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, presidenti do t’i zhvillojë ditën e hënë në 25 dhjetor.

Sipas ligjit zgjedhjet parlamentare zhvillohen në një prej të dielave nga 15 prilli deri në 15 maj. Ndaj presidenti Bajram Begaj mund të dekretojë një prej këtyre datave; 20, 27, 4 dhe 11 maj.

Exit mobile version