Site icon Telegrafi

Zgjedhjet në veri, nga 44 miratohen vetëm 19 qendra votimi

Vetëm 19 qendra të votimit nga 44 sosh pritet të hapen në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elshani.

Ai u shpreh se 6 prej tyre do të hapen në qendra të zakonshme dhe 13 sosh pritet të jenë qendra alternative.

Gjithashtu Elshani theksoi se ky vendim ka dal pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe Komisioneve komunale Zgjedhore për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Elshani po ashtu tha se qendrat alternative të votimit do të jenë kontejnerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version