Telegrafi

Zgjedhjet në Shqipëri: Voton në Shkodër edhe fituesi i BBVA, Luiz Ejlli

Luiz Ejlli voton në zgjedhjet lokale në Shqipëri (Foto: Top Channel)

Sot (e diel) po mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka votuar në Shkodër.

“Kam votuar gjithmonë. Është edukatë, por edhe detyrim. Erdha për t’i çuar nderin në fund atij njeriu që më ka mbështetur kur kam pasur nevojë dhe për të kontribuar dhe unë sadopak. Kjo është shtëpia ime, kjo është dashuri. Mos të kisha lindur këtu, nuk e kisha fituar. Unë nuk jam përfshirë ndonjëherë dhe as nuk pranoj të përfshihem. Kjo që po bëj unë është një gjest human, e lam thënë shpesh që unë vlerësoj personin. Nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëzit që më kanë ndihmuar t’i shoh sa më lart”, ka thënë ai në deklaratën për median.

Luiz Ejlli voton në zgjedhjet lokale në Shqipëri (Foto: Top Channel)

Pasi ka kryer obligimin e tij si qytetar, artisti shkodran është pyetur nga gazetarja nëse e ka menduar t’i futet politikës?

Lexo po ashtu Blerina Kllokoqi – Rugova voton në zgjedhjet lokale në Shqipëri

“Duhet ta diskutojmë me Ramën këtë punë (qesh). Populli më ka dashur për atë që jam, nuk më ka parë as me të majtën as me të djathtën dhe dua të vazhdojë kështu”, deklaroi këngëtari. /Telegrafi/