Një përleshje shpërtheu në elektoratin e John McDonnell të Hayes dhe Harlington pasi ai u shpall fituesi atje.
Ai, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, u rizgjodh dhe mbajti vendin e Laburistëve, edhe pse partia thuhet se pësoi humbjen e rëndë në nivel kombëtar.
Thirrjet “gënjeshtar” dhe “terrorist” u dëgjuan ndërsa z. McDonnell po mbante fjalimin e tij.
Ndërkohë policia u pa në përpjekje për të ndërprerë përleshjen që besohej të ishte midis anëtarëve dhe mbështetësve të partive rivale.
Watch footage of a fight which broke out at John McDonnell’s constituency of Hayes and Harlington, as he gave his acceptance speech
Watch #ITVElection2019 Live here: https://t.co/cLnCAxZ38f pic.twitter.com/EQoqE9SxoR
— ITV News (@itvnews) December 13, 2019
Ndërsa McDonnell thuhet se ndër tjerash ka folur edhe për frikën e tij për një rritje të pikëpamjeve nga e djathta ekstreme.
Ndryshe, Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.
Kjo do t’i jepte Johnsonit një shumicë të rehatshme dhe do t’i hapte rrugën Brexit të zhvillohej në fund të janarit. /Telegrafi/