Kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës, pasi ka dalë fitues në zgjedhjet e pjesshme lokale në këtë bashki.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Spahiu mori 13,995 vota, duke lënë pas me diferencë të madhe votash kandidatët e tjerë.
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi ka dalë i dyti me 4,478 vota, ndërsa Luan Haka, i Partisë Demokratike, mori vetëm 4437 vota.
Kujtojmë se kandidatët e PS-së kanë fituar edhe në bashkitë e Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës nga 6 bashkitë që kanë mbajtur zgjedhje.
Sipas të dhënave të KQZ-së të përditësuara deri në orën 12:44, edhe në Durrës, kryeson kandidatja socialiste, Emirjona Sako, ndërsa në Shkodër, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia. /Telegrafi/