Zgjedhjet vendore janë një moment tejet i rëndësishëm për fuqizmin dhe angazhimin më të madh të grave në çështjet e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Pavarësisht kësaj, përfaqësimi i grave në zgjedhjet e 14 majit rezulton të jetë në një nivel jo të kënaqshëm.
Politika kësaj here ja ka besuar garën për drejtues të bashkive vetëm 8 kandidatëve gra nga Partia Socialiste, 4 nga Partia Demokratike, 4 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe vetëm një për PDIU-në.
Por si rezulton situata në këshillat bashkiake?
Për Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive, Shoqata për Autonomi Vendore është e rëndësishme të theksohet se gratë kandidate janë më të kursyera në premtime si dhe platformat e tyre kanë një qasje shume me reale ndaj problematikave të shoqërisë.