Nga sot (10 korrik) e deri më 18 gusht, votuesit nga diaspora kanë mundësi të regjistrohen për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Disa nga subjektet politike si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje.
E, për dallim nga partitë e përmendura më lartë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave.
LVV para disa ditësh kishte shtyrë afatin e pranimit të kandidaturave nga Këshillat e qendrave, në mënyrë që kandidatët e interesuar të kenë edhe një mundësi shtesë. Ky afat ka përfunduar ditën e premte, (9 korrik), mirëpo nga LVV ende nuk është bërë asnjë njoftim rreth zyrtarizimit të kandidatëve.
Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, por që të njëjtit deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.
Më poshtë gjeni kandidatë e zyrtarizuar deri tani:
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Përparim Rama – Prishtinë
Gazmend Muhaxherri – Pejë
Anton Quni – Prizren
Hyrie Dobrunaj – Deçan –
Ekrem Hyseni – Pudujevë
Ardian Shala – Suharekë
Imri Ahmeti – Lipjan
Burim Berisha – Fushë Kosovë
Sokol Haliti – Viti
Xhafer Tahiri – Vushtrri
Mehmet Krasniqi – Obiliq
Burim Krasniqi – Rahovec
Kujtojmë LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Shaqir Totaj – Prizren
Agim Aliu – Ferizaj
Uran Ismaili – Prishtinë
Ramiz Lladrovci – Drenas
Sami Lushtaku – Skenderaj
Naim Ismajli – Shtime
Besim Ilazi – Kaçanik
Shaban Shabani – Dragash
Rrahim Ternava – Fushë Kosovë
Murtez Zekolli – Suharekë
Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)
PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Agron Kuçi – Junik
Ardian Gjini – Gjakovë
Ali Krasniqi – Obiliq
Bali Muharremaj – Suharekë
Bashkim Ramosaj- Deçan
Bekë Berisha – Istog
Besnik Tahiri – Podujevë
Daut Haradinaj – Prishtinë
Faton Jakupi – Kamenicë
Mensut Ademi – Vushtrri
Rrustem Berisha – Pejë
Smajl Latifi – Rahovec
Zenun Elezaj – Klinë /Telegrafi/