Zgjedhjet e ditës së dielë janë test i rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë. Ekspertët vlerësojnë se nga rrjedha e procesit të votimit varet se çfarë drejtimi do të merr kriza politike në vend, përcjell Telgrafi Maqedoni.
Malinka Ristevska-Jordanova nga Instituti për politikë evropiane thotë për për Alsat-M se nëse zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë korrekte, institucionet duhet që t’i qasen seriozisht përmbushjes së reformave për ta kthyer vendin në normalitet.
Duke folur për përvojën në vendin e saj, Ana Gjuriq, aktiviste nga Mali i Zi, tha se për normalizim të situatës në shtetet e ngjashme si Maqedonia, nevojitet fillimisht përforcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në ato institucione.
Në debatin e organizuar në Shkup, përfaqësuesit e OJQ-ve kërkuan nga pushteti përfshirje më të madhe në zbatimin e reformave të nevojshme për përparimin e vendit./Telegrafi/