Telegrafi

Zgjedhjet e brendshme në LDK – tensione edhe në Podujevë

Zgjedhjet e brendshme në LDK po vazhdojnë të gjenerojnë konflikte në mes të atyre që kanë pretendime për karrige në strukturat e partisë.

Kësaj here, në shkollën fillore që mban emrin e presidentit historik të Kosovës dhe të kësaj partie, “Ibrahim Rugova”, ku ishte paraparë të procesi zgjedhor i LDK-së, i njëjti ka dështuar.

Pamjet e transmetuara në media tregojnë për tensione në këtë Kuvend Zgjedhor.

Bëhet me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Në anën tjetër zyrtarët e LDK-së kanë mohuar të ketë pasur përleshje fizike mes anëtarëve të saj në Podujevë.