Site icon Telegrafi

Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, qeveria zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara të identifikimit

Qeveria shqiptare vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit të skaduara, për të mundësuar votimin në zgjedhjet e 11 majit.

“Kjo situatë e krijuar do të zgjidhë shumë shpejt ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në platformën elektronike”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

I pyetur nëse do të mundësohet votimi i personave që jetojnë jashtë dhe nuk kanë fare dokument identifikimi shqiptar, ministri u përgjigj: “Kjo nuk është e mundur të bëhet, pasi nuk e parashikon ligji. Të gjithë të tjerët tashmë do të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ”. /Telegrafi/

Exit mobile version