Site icon Telegrafi

‘Zgjedhjet e 11 dhjetorit me rëndësi të veçantë për të ardhmen’

Eurodeputeti, Richard Howitt i cili këto ditë ndodhet për vizitë lamtumirëse në Maqedoni, sot deklaroi se pret që zgjedhjet e caktuara më 11 dhjetor të mbahen, ndërsa qytetarët të kenë kushte përkatëse për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Howitt, zgjedhjet më 11 dhjetor do të jenë me rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit.

Lidhur me datën e saktë të zgjedhjeve, ai me qëndrimin se kjo është përzgjedhje e politikanëve të Maqedonisë.

“BE nuk preferohet të flasë për datën e zgjedhjeve pasi që kjo është përzgjedhje e politikanëve të Maqedonisë dhe të politikës vendore, por data e zgjedhjeve asnjëherë nuk duhet parë veçmas prej cilësisë së kushteve të siguruara për procesin zgjedhor”, tha Howitt në deklaratën për mediat në BE Info qendrën në Shkup.

Ai më pas shtoi se nuk është në anën e atyre partive politike të cilat janë të gatshme t’i anulojnë zgjedhjet që të jenë të sigurt në fitore.

“BE, OSBE dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë do të jenë të pranishëm këtu për zgjedhje dhe gjatë periudhës zgjedhore dhe do të vëzhgojnë se çfarë ndodh. Shpresojmë se prania e tyre do të japë besimin e popullatës në Maqedoni se mund të bëjë përzgjedhje reale”, tha Howitt.

Ai dërgoi mesazh se ka kontinentet në Bashkimin Evropian lidhur me angazhimin e Maqedonisë. Shfaqi kënaqësi nga përfshirja e rekomandimeve të organizatave joqeveritare në procesin parazgjedhor.

Howitt kërkoi edhe mbështetje për punën e PSP dhe vlerësoi se edhe krahas të drejtës së deputetëve që të flasin dhe kritikojnë nuk duhet ta nënvlerësojnë, Katica Janevën dhe ekipin e saj.

I pyetur lidhur me raportin vjeshtor për progresin e Maqedonisë, Howitt tha se pret ai të publikohet në kohë në nëntor, por me rekomandim të kushtëzuar. /Telegrafi/

Exit mobile version