Telegrafi

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, Trump thyen heshtjen, ndërsa demokratët pretendojnë fitoren

President Donald Trump applauds during a rally at Show Me Center, Monday, Nov. 5, 2018, in Cape Girardeau, Mo.. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për herë të parë pasi zgjedhjet amerikane të ndërmjetme treguan se Partia Demokratike ka gjasa të marrë Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan shkroi në twitter: “Sukses shumë i madh sonte. Faleminderit të gjithëve!”

Një deklaratë e tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi republikanët kanë mbajtur avantazhin në Senat pas fitoreve kryesore në Indiana, Teksas dhe North Dakota.

Lexo po ashtu Demokratët shpallin fitoren në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Por demokratët duket se kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve me më shumë se dy të tretat e vendeve të deklaruara.

Ky rezultat vlerësohet se do t’i jepte demokratëve fuqinë për të penguar planet politike të Donald Trump.

Në prag të ditës së votimit, Trump paralajmëroi mbështetësit e tij se “gjithçka që kemi arritur është në rrezik”. /Telegrafi/