Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për herë të parë pasi zgjedhjet amerikane të ndërmjetme treguan se Partia Demokratike ka gjasa të marrë Dhomën e Përfaqësuesve.
Presidenti amerikan shkroi në twitter: “Sukses shumë i madh sonte. Faleminderit të gjithëve!”
Një deklaratë e tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi republikanët kanë mbajtur avantazhin në Senat pas fitoreve kryesore në Indiana, Teksas dhe North Dakota.
Por demokratët duket se kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve me më shumë se dy të tretat e vendeve të deklaruara.
Ky rezultat vlerësohet se do t’i jepte demokratëve fuqinë për të penguar planet politike të Donald Trump.
Në prag të ditës së votimit, Trump paralajmëroi mbështetësit e tij se “gjithçka që kemi arritur është në rrezik”. /Telegrafi/