Pas deklaratës së ambasadorëve të BE-së dhe ShBA-ve se zgjedhjet e 5 qershorit varen nga deputetët dhe parlamenti, dhe deklarata së sotme të ambasadorit të Britanisë së Madhe se zgjedhjet e mund të mbahen vetëm nëse të gjithë e bëjnë punën e tyre, atëherë lehtë kuptohet se zgjedhjet do të mbahen më 5 qershorë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sfida e vetme do të jetë të qetësohet Zaev i cili thotë se nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike dhe ka paralajmëruar se do t’i bojkotoj zgjedhjet e 5 qershorit nëse sonte shpërbëhet parlamenti.
Zaev i bën ball presioneve të ndërkombëtarëve që të mos bojkotoj zgjedhjet./Telegrafi/