Dështimi i zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është pasojë e votave të barabarta nga tetë anëtarët prezentë të Këshillit Drejtues, pavarësisht se Këshilli numëron nëntë anëtarë, raporton KTV.
Sigurd Hollinger është kandidati i nëntë i këtij këshilli, i emëruar nga ministri Arsim Bajrami, por që prej zgjedhjes së tij ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e këtij këshilli.
I emëruari nga ministri Bajrami është këshilltar i lartë i Ministrisë Federale të Shkencës, Hulumtimit dhe Ekonomisë së Republikës së Austrisë dhe kjo bëri që ministri i Arsimit t’ia vë syrin atij, por jo për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues, por për ta shfrytëzuar për benefite tjera, transmeton Koha.net.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës njofton se nëse Hollinger nuk merr pjesë edhe në zgjedhjen e rektorit tjetër, atëherë do ta njoftojnë ministrin Bajrami.
Por, ky i fundit u zotua se Hollinger do të jetë prezent, ku pritet t’u mbajë ligjërata të forta anëtarëve të tjerë.