Site icon Telegrafi

Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Abdixhikut me deputetët e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka nisur tashmë takimin me deputetët e kësaj partie, ku do të diskutohet për qëndrimin që do të ketë Grupi Parlamentar i LDK-së në zgjedhjen e presidentit.

Në selinë e LDK-së, kanë arritur pothuajse të gjithë deputetët që do të jenë pjesë e këtij takimi.

Lexo po ashtu Abdixhiku e quan pozitiv takimin me Osmanin, por ende nuk ka qëndrim final për mbështetjen e saj

Ditën e djeshme kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje, ku pas takimit është thënë se kjo parti do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit.

Pritet që pasi Abdixhiku të përfundojë takimet me bashkëpartiakët e tij, të ketë edhe një takim përfundimtar me Vjosa Osmanin për t’i dhënë edhe vendimin përfundimtar nëse do ta përkrahin ose jo për presidente. /Telegrafi/

Exit mobile version