Franca sot do të zgjedh presidentin e ri – e për këtë duhet të zgjedhin mes liberalit Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen nga e djathta ekstreme.
Presidenti do të zgjidhet në raundin e dytë të zgjedhjeve, e të drejtë vote kanë 48 milionë qytetarë të Francës, transmeton Telegrafi.
Macron konkurron për mandatin e dytë për president të Francës, derisa Le Pen për herë të tretë do të tentojë të bëhet presidente.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të 10 prilli, dallimi në numër të votave mes Macronit dhe Le Penit ishte më e madhe se tre për qind .
Sipas rezultateve të anketave të realizuara në raundin e dytë, Macron do të duhej të jetë presidenti i 26-të i Francës.
Analistët konsiderojnë që do të ketë nevojë për mbështetjen e votuesve të majtës për t’ia arritur qëllimit, e duket se këtë përkrahje edhe do ta ketë. /Telegrafi/