Shtatë lojtarë të Liverpoolit kanë arritur të jenë pjesë e formacionit të sezonit të Ligës Premier, derisa dy janë nga Leicester City dhe një nga Manchester City.
Ky formacion është përpiluar nga ‘The Athletic“, gjersa Kevin de Bruyne është shpallu si lojtari më i mirë i kij edicioni.
Me 16 asistimet dhe me tetë golat e tij, mesfushori belg ka bërë që të përfshihet në më së shumti gola të shënuara te Citizens se çdo lojtarët tjerë në ligën angleze.
Formacioni i plotë i këtij sezoni në Ligën Premier: Alisson; Trent Alexander-Arnold; Virgil van Dijk, Caglar Soyuncu; Andy Robertson; Kevin De Bruyne, Jordan Henderson, Jack Grealish; Mo Salah, Jamie Vardy, Sadio Mane.
Nuk është befasi që Liverpooli e ka dominuar këtë formacion, pasi ata janë vetëm gjashtë pikë për t’u shpallur kampion dhe janë 25 pikë nga vendi i dytë, Manchester City.
Në anën tjetër, lojtari është nënvlerësuar në këtë edicion, doli të jetë sulmuesi i Southamptonit, Danny Ings.
Edhe pse skuadra e tij kishte një start të tmerrshëm, ata kanë arritur të këndellen në pjesën e dytë, derisa lojtari ka shënuar 15 gola në 29 paraqitje.
Liga Premier është aktualisht e suspenduar që nga muaji mars shkaku i coronavirusit dhe mediat në Angli raportojnë se ajo mund të rikthehet më 8 qershor. /Telegrafi/