Telegrafi Deals, një prurje re e shtëpisë së Telegrafit bashkë me Gjirafa50, që nga 17 marsi deri me 17 prill, organizuan një lojë shpërblyese për të fituar MacBook Air falas. Për çdo produkt të blerë me kodin TelegrafiDeals, futja në lojë ishte e menjëherëshme.
Fituesi i laptopit në vlerë prej më shumë se 1.000 euro, u bë Sokol Ibrahimi nga Gjilani. Siç ishte cekur që nga fillimi se çmimi i blerjes nuk ka rëndësi, ashtu edhe doli të jetë, pasi me blerjen e një power bank në vlerë prej 19.50 euro, ai u bë fitues i Macbook Air.
Telegrafi edhe një herë dëshmon se është transparent ndaj audiencës, por kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të organizohet një lojë e tillë.
Blini me zbritje dhe informohuni sigurt për të gjitha produktet sepse në lojën tjetër shpërblyese ju mund të bëheni fituesi.