Nrënia e arrave është pjesë e të ashtuquajturës dietë e jetëgjatësisë, kjo për shkak të vlerave të saj
Të mbushura me proteina, fibra dhe shumë vitamina e minerale, nuk është befasuese që për shumicën e personave që pëlqejnë të ushqehen shëndetshme, arrat janë pjesë e pashmangshme e shujtës së mëngjesit.
Pra, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shijshme dhe të shpejtë për ta mbushur veten me energji tërë ditën, rritni sasinë e proteinave dhe fibrave që i konsumoni, duke ngrënë pemë, arra dhe fara.
Në fakt, shitja e frutave arrore dhe farave ka shënuar rritje rekord viteve të fundit, sepse shumica e njerëzve anë e mbanë botës janë duke kërkuar mënyra të shëndetshme për t’u ushqyer, ndërsa njëkohësisht është rritur numri i vegjetarianëve dhe veganëve.
Sipas studimeve të ndryshme, konsumuesit e rregullt të arrave jetojnë më gjatë, kanë nivel më të vogël të kolesterolit dhe rrezik më të vogël të sëmundjeve të zemrës dhe disa formave të caktuara të kancerit.
Kjo për shkak se arrat dhe farat janë burim i mahnitshëm i mikronutrientëve si magnezi, kaliumi, hekuri, zinku, vitaminat A dhe B, transmeton Telegrafi.
42 gramë arra është sasia e rekomanduar nga amerikane FDA për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet koronare.
Ndër të tjera arrat ulin nivelin e stresit, parandalojnë Alzheimerin dhe diabetin dhe zvogëlojnë mundësinë e zhvillimit të kancerit në prostat dhe në gjoks.
Ato gjithashtu kanë nivele të larta të fibrave dhe proteinave.
Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë. /Telegrafi/