Nga e hëna, shërbimet e gastronomisë në Kosovë do të lejohet të punojnë deri në ora 23:00.
Kështu u mor vendim gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila miratoi propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha gjatë mbledhjes se masat janë liruar pasi edhe numri i të infektuarve ka rënë dukshëm dhe kanë ardhur në këtë përfundim në diskutim me të gjitha palët e interesit.
“Zgjatja e orarit të punës për shërbimet e gastronomisë do të jetë deri në ora 23:00”, tha Vitia.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhje e radhës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19.
Në këtij vendimi që u mor sot, e i cili hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit të kryeministrit, më nuk do të ketë orë policore.
Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.
“Kufizimi i orarit do të hiqet, e megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi më shumë se 10 personave. Gastronomia do të punojë deri në ora 23:00. Lejohet lëvizja pa maska kur qytetarët janë vetëm edhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia. /Telegrafi/