Fiorentina ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Beneventos, e cila është e para pa kapitenin e tyre, tashmë të ndjerin, Davide Astori.
Në Artemio Franchin e stërmbushur me tifozë dhe shumë emocione të hidhura pas vdekjes së kapitenit, tani ka ardhur edhe një moment pozitiv.
Është gol i parë i skuadrës italiane pa kapitenin e tyre, gol i cili do të bëj atë krenar nga lart.
Ky gol erdhi nga zëvendësuesi i tij, Vitor Hugo, i cili shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 25-të ndeshjes.
Gol i Hugos erdhi pas një harkimi perfekt të mesfushorit italian, Ricardo Saponara.
Pas këtij goli, mbrojtësi brazilian mori një fanellë me fotografinë e ish-bashkëlojtarit të tij, duke ia dedikuar golin dhe festën atij.
Ky festim mori shumë duartrokitje nga tifozët Viola, të cilët kishin një dashuri të madhe për kapitenin e tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/FrSerieAGoals/status/972806419723538432