Site icon Telegrafi

Zëvendëspresidentja Michelle Obama?

I nominuari nga demokratët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet e këtij viti, Joe Biden, ka thënën në një intervistë se ai nuk do të hezitonte të zgjidhte ish zonjën e parë Michelle Obama për të qenë “bashkë-udhëtarja e tij”.

“Unë do ta merrja atë menjëherë”, ka thënë Biden për KDKA të Pittsburgh të hënën kur u pyet nëse ai do të zgjidhte atë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo është një grua vërtet e shkëlqyer. Obama-t janë miq të shkëlqyeshëm”, shtoi Biden.

Sidoqoftë, Biden tha se ai nuk mendon se ajo është e interesuar për pozicionin.

“Unë nuk mendoj se ajo ka ndonjë dëshirë të jetojë përsëri pranë Shtëpisë së Bardhë”, citohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu, Biden tha se ai është ende në proces të vendosë se kë të zgjedh.

Ndryshe, disa emra janë spekuluar si “bashkë-udhëtarë” të mundshëm të kandidimit për Biden, përfshirë disa nga ish-kundërshtarët e tij kryesorë që kanë treguar interes për pozicionin. /Telegrafi/

Exit mobile version