Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe gruaja e tij, Karen Pence, të dy kanë dalë negativë në testin për COVID-19, njoftoi sekretari i tij i shtypit.
“I lumtur për të raportuar se rezultatet e testit COVID-19 u kthyen negativisht si për zëvendës presidentin @Mike_Pence ashtu dhe Zonjën e Dytë @KarenPence”, ka shkruar në Twitter, Katie Miller.
Zëvendëspresidenti amerikan tha të shtunën se ai dhe gruaja e tij Karen do të testohen për coronavirusin pasi një anëtar i stafit në zyrën e tij doli pozitiv në testet për virusin këtë javë.
“Duke pasur parasysh pozicionin unik që kam si zv/president dhe si drejtues i grupit të punës coronavirus të Shtëpisë së Bardhë, si unë dhe gruaja ime do të testohemi për coronavirus”, kishte thënë Pence gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Pence u tha gazetarëve të shtunën se personi në fjalë i cili doli pozitiv në test për coronavirusin “po bën mirë”, kishte simptoma “të buta”, dhe nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga e hëna.
Ai përsëriti që presidenti Donald Trump dhe as ai vetë nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me anëtarin e stafit, dhe tha se autoritetet shëndetësore kanë gjurmuar kontaktet e tij. /Telegrafi/