Site icon Telegrafi

Zëvendëspresidenti i PE-së thotë se asnjë vend me probleme nuk do të pranohet në BE

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se Kosova duhet të vazhdojë lobimin, kurse çdo kryetar shteti në BE përfaqëson popullin e vet.

Wieland, tha se Kosova duhet të vazhdojë lobimin, çdo kryetar shteti në BE përfaqëson popullin e vet.

“Kosova i ka plotësuar kriteret për viza”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, sonte në një intervistë për RTK.

Sipas tij Rumania, e cila ka marrë presidencën e BE-së, nuk ka asgjë personale me Kosovën, edhe pse ajo nuk e shtatin tonë.

“Nuk pranohet asnjë vend në BE me probleme, kemi pas lëshime më parë në këtë drejtim. Është fakt se Kosova nuk është njohur nga pesë vende të BE-së dhe kjo është pak problem”, tha ai.

Exit mobile version