Emine Dzheppar, zëvendësministre e Jashtme e Ukrainës, ka kritikuar ashpër Serbinë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Rusisë – madje së fundmi që po lejon realizimin e fluturimeve.
Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se Serbia ka dyfishuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Moskë, derisa linjat ajrore të Evropës i kanë ndaluar fluturimet për Rusinë – duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët rusë, transmeton Telegrafi.
“AirSerbia ka dyfishuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Moskës, derisa linjat ajrore të Evropës kanë ndalur fluturimet për në Rusi dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për aviokompanitë ruse. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur për Rusinë. Të fitosh para mbi gjakun e ukrainasve është e padenjë, për një shtet kandidat për në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Në anën tjetër Ukraina po vazhdon të mbrohet fuqishëm kundër agresionit rus që nuk po kursen asgjë – duke filluar nga bombardimet e shkollave, spitale e deri te lagjet e banuara me civilë. /Telegrafi/
#AirSerbia подвоїла прямі рейси до🇷🇺в той час як авіакомпанії країн🇪🇺припинили сполучення з🇷🇺й закрили повітряний простір для🇷🇺авіакомпаній & приватних осіб. Сербія-єдина в Європі з відкритим для🇷🇺небом. Наживатися на крові 🇺🇦 негідне для країни-кандидата в 🇪🇺#StandWithUkraine pic.twitter.com/gMyDww58EY
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 12, 2022