Nazif Yilmaz, zëvendësministri i Arsimit i Turqisë, reagoi ndaj postimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në rrjetin social X (ish-Twitter), ku ai përshkruante një sulm ajror në Rripin e Gazës.
“Një ditë do të qëllojnë edhe ty. Do të vdesësh”, shkroi Yilmaz në përgjigje të mesazhit të Netanyahut “vazhdojmë me të gjitha forcat” që ai shkroi krahas një videoja të shkatërrimit të një ndërtese në Gaza, transmeton Telegrafi.
The Times of Israel raporton se Netanyahu kishte planifikuar të vizitonte Turqinë në muajt e ardhshëm, pasi shtyu vizitën e planifikuar fillimisht për korrik, për shkak të instalimit të një stimuluesi kardiak.
Ndryshe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me Netanyahun në New York muajin e kaluar, që ishte takimi i tyre i parë.
Gazeta izraelite thekson se gjatë vitit të kaluar ka pasur një shkrirje të marrëdhënieve mes atij vendi dhe Turqisë, pas shumë vitesh armiqësi mes liderëve të tyre, të shkaktuar në një masë të madhe sipas pretendimeve të izraelitëve nga mbështetja turke për organizatën ekstremiste palestineze Hamas. /Telegrafi/
https://twitter.com/yilmaznazif/status/1711844678780301411