Ish-deputeti i Partisë Demokratik të Kosovës, Behar Selimi – tash zëvendësministër i Punëve të Brendshme – është shprehur i bindur se shumica e deputetëve të PDK-së, do të votojnë kundër mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Ai ka thënë për KosovaPress se mocioni është një e drejt demokratike, kurse nga PDK thotë se mund të votohet nga një ose dy deputetë.
“Nuk e besoj që do të gjejnë shumë në grupin e PDK-së që të bëhen pjesë e mocionit. Mund të ketë ndonjë individ, por jo grup që do të ishte vendimtar për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai.