Site icon Telegrafi

Zëvendëskryetarja e Parlamentit suedez për vizitë në Maqedoni

Zëvendëskryetarja e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë (Riksdak) Esabelle Dingizian sot do të qëndrojë në Maqedoni për një vizitë një ditore me ftesë të Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dingisia do të ketë takime me Antonio Milloshoskin, nën kryetar i Parlamentit, me grupin e deputetëve nga Kuvendi i RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë dhe me Daniella Rengellova, kryetare e Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

Sipas kumtestës, Dingizia do të mbajë fjalim të hapur të Komisionit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave dhe do t’i ndajë pikëpamjet e tij për rëndësinë e inkorporimit të çështjeve gjinore.

‘Barazia gjinore është parakusht i nevojshëm për zhvillimin e demokracisë. Prandaj është e rëndësishme që Kuvendi, si institucion qendror me rregullim demokratik, të ketë çështje e lartë në agjendën dhe punën e saj’ thotë Dingisian.

Exit mobile version