Ky është një nga ato raste kur një foto flet më shumë se 1 000 fjalë… zëvendëskryeministrja e Suedisë ka shpërndarë një foto që është interpretuar si tallje “eksperte” me Presidentin e ri Amerikan, Donald Trump.
Isabella Lovin, e cila shërben po ashtu edhe si ministre për Zhvillimin Kombëtar shpërndau të premten një foto ku shfaqej duke nënshkruar ligjin e “referimit” mbi ndryshimet klimatike që do të forcon qeveritë e ardhshme Suedeze të zerojnë emisionet në atmosferë brenda 2045-ës. “Për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt,” shkruan ajo.
Mënyra se si qëndron ajo në tryezë dhe pozicionimi i bashkëpunëtoreve të saj pranë tryezës përbën një imitim të fotos së mëposhtme të Presidentit Trump, kur më 23 Janar nënshkroi një urdhër ekzekutiv.
Efekti i urdhrit ekzekutiv të Trumpit ishte ndalimi i financimeve amerikane për organizata të jashtme që nxisin ose kryejnë aborte, transmeton tvklan.
Fotoja atë kohë bëri xhiron në rrjetet sociale si një vendim që nënshkruhej nga një burrë, në prani vetëm të burrave por që ndikonte gratë.