Telegrafi

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj zhvilloi bisedë virtuale me ambasadorin Kosnett, flasin për zhvillimet politike dhe pandeminë COVID-19

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, sot ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj me ambasadorin Kosnett, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën me pandeminë COVID-19 në vend, transmton Telegrafi.

Më tej në njoftim thuhet se zëvendëskryeministrja​ Albulena Balaj – Halimaj, e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett​ për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.

“Gjithashtu, diskutuan edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi duke vlerësuar lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces. Ambasadorin Kosnett e falënderoi për përkrahjen dhe mbështetjen që i ofroi zëvendëskryeministres në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kanë në kuadër të qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit. /Telegrafi/