Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se është edhe kundër marrëveshjes për normalizim dhe kjo sipas tij, nuk është gjë e re.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se i ri është konteksti politik në Kosovë, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme dhe se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.
“Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re. I ri është konteksti politik në Kosovë, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme. Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE. Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim. Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare”, shkruan Hoti. /Telegrafi/