Site icon Telegrafi

Zëvendëskryeministri belg në situatë të sikletshme, nuk di se si duhet ta vendosë maskën mbrojtëse

Zëvendëskryeministri belg Koen Geens, ka gjetur veten në një situatë të palakmueshme – nuk ka ditur ta vendosë maskën mbrojtëse në fytyrë.

E natyrisht së momenti i sikletshëm nuk i ka shpëtuar objektivit të kameramanëve, që e filmuan këtë dhe për pak minuta u bë viral, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si Geens nuk arrin ta kuptojë se si duhet vendosur maska mbrojtëse kundër COVID-19, madje në një moment ai e vendosur mbi sy.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdoi duke e vendosur në ballë e pjesë tjera të kokës, por në fund e kupton si duhet ta bëjë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version