Telegrafi

Zëvendëskryeministri Abazi ka një propozim për ambasador të ri në SHBA

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, në “Debat Plus” ka folur edhe për shkarkimet në diplomaci.

Abazi thotë se edhe ambasadorja Vlora Çitaku nuk është se ka pasur ndonjë rezultat në diplomaci.

“Cili është rezultati kontret i saj? A ka sjellë njohje konstante? Anëtarësim në OKB?”

Ai ka thënë se Çitaku është dashur të komunikojë në rrugë zyrtare me Ministrinë e Jashtme e jo përmes Facebook-ut pas vendimit për shkarkim.

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës thotë se personalisht do të kishte vendosur që ambasador në SHBA ta bënte diplomatin Ilir Dugolli.

Lexo po ashtu Abazi: Rrëzimi i Qeverisë nuk është “nami i botës” kur kemi përballë një interes kaq të madh-reciprocitetin

“Është ambasador në Ankara momentalisht. Ai është një njeri profesionistë dhe meriton të përfaqësoj Kosovën në SHBA”, tha ndër të tjera Haki Abazi./Telegrafi/