Zëvendës-sherifi në Paso Robles të Kalifornisë, është plagosur në kokë, kurse autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se sulmuesi kishte organizuar pritë dhe kishte hapur zjarr mbi stacionin e policisë duke arritur të arratiset, raporton AP.
Organet që po zhvillojnë hetimet kanë bërë të ditur se të mërkurën në orët e para të mëngjesit është hapur zjarr mbi stacionin e policisë, me c’rast zëvendës-sherifi i është kundërpërgjigjur sulmuesit, por gjatë të shtënave është qëlluar në kokë, transmeton Telegrafi.
Pas intervenimit të kolegëve të tij, ai është dërguar me urgjencë në spital për tretman, nga ku është bërë e ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
E disa orë më vonë, pak metra larg zyrës së sherifit, policia ka gjetur trupin e pajetë të një burri rreth të 40-ve të vrarë me armë zjarri nga afërsi.
Hetuesit kanë bërë të ditur se kjo vrasje mund të ketë lidhje me sulmin që kishte ndodhur mbi zyrën e sherifit. /Telegrafi/