Site icon Telegrafi

Zëvendës-sherifi në Kaliforni shpëton fëmijën në sekondat e fundit derisa treni po i afrohej veturës që kishte ngecur në binarë

Zëvendës-sherifi i qarkut San Bernardino në Kaliforni, ka arritur që në sekondën e fundit të shpëtojë një fëmijë nga përplasja e trenit.

“E dija se po ndodhte diçka dhe se duhej të reagoja shpejtë”, tha Michael Castaneda, transmeton Telegrafi.

Një video amatore e realizuar me telefon, shfaq Castanadan në një rrugë gurore në Redlands duke nxjerrë nga vetura fëmijën derisa treni po i afrohej ngadalë.

Duket se shoferja kishte ngecur me veturë në mes të binarëve dhe nuk largohej nga treni që po i afrohej. Sapo pa që po kthehej në mjet për të nxjerrë diçka, reagoi me shpejtësi polici.

Në fund doli se brenda veturës kishin qenë dy fëmijë dhe se e ëma kishte arritur ta nxjerr njërin, por jo edhe më të voglin që e shpëtoi zëvendës-sherifi në sekondat e fundit.

Pak para se ta godiste treni mjetin, zëvendës-sherifi nxjerr fëmijën dhe largohet në njërën anë, e në tjetrën e ëma me fëmijën tjetër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version