Telegrafi

“Zeshkanja” Soni Malaj vjen mjaft e veçantë dhe tërheqëse në klipin e ri! (Video)

Këngëtarja e njohura Soni Malaj ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin e ri “Zeshkanja” (Foto)

Kënga është e zhanrit pop, e ndërthurur me ‘dubstep’, ndërsa është punuar nga Alandy dhe Fifi.

Kjo e fundit, ka shkruar edhe vargjet e tekstit, i cili duket të jetë mjaft interesant.

Soni ka treguar gjithmonë se ka një miqësi të mirë me koreografitë, ndaj dhe ka vendosur që në klipin e ri të vijë me një performancë mjaft elektrizuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi është punuar nga MAX Production, i cili ka edhe nën menaxhim këngëtaren. /Telegrafi/