Ronela Hajati vazhdon të jetë artistja shqiptare që pëlqehet për zhanrin që kultivon.
Paraqitjet e saj skenike përherë komentohen për të mirë, pasi ajo mundohet të kurojë çdo detaj në dukje.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Ronela është shfaqur shumë më ndryshe.
Këngëtarja zgjodhi që kësaj here të bëhet zeshkane, duke i bërë kështu edhe flokët e shkurtra.
Postimi i saj mori një sërë komentesh, duke u komplimentuar nga shumica e ndjekësve të saj.
Po ashtu, artistja u shfaq me një veshje të bardhë, duke vënë në pah tiparet e bujshme trupore. /Telegrafi/