Telegrafi

Zeqiri: Nëse MPB nuk reflekton, do të ketë pengesa në kryerjen e detyrave të rregullta policore

Zeqiri ka deklaruar se nga MBP-ja kishin premtuar se përmirësimet në koeficientin e pagave do bëhen deri më datën 1 korrik, premtim ky ende i papërmbushur. Për rrjedhojë, kryetari si Sindikatës së Policisë i ka vlerësuar si të drejta pakënaqësitë e policëve duke paralajmëruar edhe pengesa në kryerjen e detyrave të rregullta policore në rast të mospërmbushjes së premtimit nga MPB.

Kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri ka deklaruar se nëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk reflekton ndaj kërkesave të tyre, do të ketë pengesa në kryerjen e detyrave të rregullta policore.

Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, Zeqiri ka deklaruar se nga MBP-ja kishin premtuar se përmisimet në koeficientin e pagave do bëhen deri më datën 1 korrik. Megjithatë, një i tillë nuk ka ndodhur.

“Në realitet, në rast se nuk kemi ndonjë reflektim nga Ministria e Punëve të Brendshme që ka qenë edhe kërkesë e sindikatës edhe vet punëtorëve që t’i takojë dikush e të diskutojnë rreth premtimit të dhënë që nga implementimi i ligjit të pagave se do të bëhet përmirësimi i klasifikimit të koeficientit, ashtu siç edhe i kanë profesionet. Premtimi ka qenë nga Ministria që ky premtim së paku deri më 1 korrik të realizohet dhe tanimë, jemi me 15 gusht dhe s’kemi përgjigje konkrete”, ka deklaruar ai.

“Në realitet kjo protestë nëse vazhdon, nëse nuk reflekton MB, do të ketë pengesa në kryerjen e detyrave të rregullta policore dhe pjesën tjetër të Policisë”.

Tutje, Zeqiri thotë se nga MBP kanë një përgjigje por e njëjta, nuk është ajo që presin.

Lexo po ashtu Protesta e punonjësve të administratës në Policinë e Kosovës, Zeqiri: Ende nuk ka reflektim nga MPB-ja

‘E vetmja përgjigje që japin ata thonë se është formuar komisioni qeveritar që është duke punuar rreth përmirësimit të vlerës së koeficientëve dhe shtesave për rrezikshmëri. Neve na ka befasuar kjo që ndodhi me ligjin e pagave dhe mosrealizimin e tyre…ne kemi pasur kërkesa më të mëdha dhe me të dobishme siç ka qenë sigurimi shëndetësor, paga e trembëdhjetë, shujta…”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës ka vlerësuar si të drejta pakënaqësitë e policëve duke theksuar se koeficienti i tyre është i barabartë me një të një mirëmbajtësi.

Të martën e 15 gushtit kanë protestuar Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre.