Telegrafi

Zeniti thuhet se është afër transferimit të Malcomit

Malcom (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Barcelona është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Malcomit, mirëpo po kërkon deri në 50 milionë euro nga shitja e brazilianit.

Skuadra katalonase në verën e kaluar e transferoi anësorin e talentuar, por lojtari nuk arriti ta gjente vetën në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Marca, Zeniti i Shën Petersburgut po tenton ta transferojë Malcomin, derisa kanë ofruar 40 milionë euro.

Malcom (Foto: Barcelona FC/Twitter)

Blaugranasit kishin paguar po 40 milionë euro për ta transferuar brazilianin nga Bordeaux, e që e kishin mposhtu Romën në minutat e fundit të marrëveshjes.

Lexo po ashtu Roma i kthehet objektivit të kamotshëm, Malcom

Zenit që qëndron në një situatë të mirë financiare duket se është i gatshëm që ta paguajë këtë shumë dhe ta marrë 22-vjeçarin në radhët e veta.

Në garë për transferimin e Malcomit janë edhe Giallorossët, Arsenali dhe Borussia Dortmundi, mirëpo skuadra ruse po i prinë garës. /Telegrafi/