Barcelona është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Malcomit, mirëpo po kërkon deri në 50 milionë euro nga shitja e brazilianit.
Skuadra katalonase në verën e kaluar e transferoi anësorin e talentuar, por lojtari nuk arriti ta gjente vetën në Camp Nou.
Sipas asaj që raporton Marca, Zeniti i Shën Petersburgut po tenton ta transferojë Malcomin, derisa kanë ofruar 40 milionë euro.
Blaugranasit kishin paguar po 40 milionë euro për ta transferuar brazilianin nga Bordeaux, e që e kishin mposhtu Romën në minutat e fundit të marrëveshjes.
Zenit që qëndron në një situatë të mirë financiare duket se është i gatshëm që ta paguajë këtë shumë dhe ta marrë 22-vjeçarin në radhët e veta.
Në garë për transferimin e Malcomit janë edhe Giallorossët, Arsenali dhe Borussia Dortmundi, mirëpo skuadra ruse po i prinë garës. /Telegrafi/