Chelsea është refuzuar nga Zenit St. Petersburg në ofertën e parë për Leandro Paredes, i cili shihet si zëvendësues i Cesc Fabregasit të larguar.
Sipas mediumit britanik Evening Standard, ylli i Zenitit tani është objektivi kryesor i Bluve për të shtuar konkurrencën në mesfushë.
Por, oferta e parë e klubit londinez në drejtim të Zenitit është refuzuar pasi është cilësuar e ulët.
Blutë e Londrës kanë ofruar 26.8 milionë funte apo rreth 30 milionë euro plus bonuset, por kjo nuk e ka bindur skuadrën ruse.
Kjo shifër është refuzuar nga Zeniti edhe për shkakun se është e njëjta shifër që ata kanë paguar për të marrë lojtarin nga Roma në vitin 2017.
Rusët do të shesin mesfushorin qendror 24-vjeçar vetëm nëse ata mund të bëjnë një fitim të kënaqshëm.
Kjo do të thotë se Chelsea do të duhet të ofrojë së paku 40 milionë euro për të pasur një shans real në nënshkrimin e lojtarit këtë muaj.
Përveç mesfushorit argjentinas, Blutë po vështrojnë edhe Nicolo Barellan e Cagliarit dhe Adrien Rabiot i PSG-së. /Telegrafi/