Telegrafi

Zeneli vlerësohet pas fitores

Arber Zeneli është rikthyer në fushë me Heerenveenin dhe ekipi i tij ka rikthyer fitoret.

Sulmuesi i talentuar kosovar, është aktivizuar në pjesën e dytë në fitoren minimale të ekipit të tij.

Heerenveen ka arritur të shënoi një fitore tejet të vështirë me rezultat minimal 1-0 ndaj Willem II.

Zeneli u inkuadrua në lojë në minutën e 53-të duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve.

Paraqitja e mitrovicasit u vlerësua pozitivisht pasi ai morri një notë 6,2 në këtë ndeshje.

Hereenveen me këtë fitore ka mbetur në garë për një vend në kupat e Evropës.

Aktualisht skuadra bardh e kaltër zë pozitën e tetë në tabelë me 43 pikë, dy më pak se Twente dhe tri më pak se AZ Alkmaar. /Telegrafi/