Arbër Zeneli ka vazhduar me gola në Ligue 1 me Stade de Reims.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e nëntë ndaj Dijonit, duke kaluar kështu skuadrën e tij në epërsi.
Por, nuk kaloi shumë dhe vendasit barazuan rezultatin në minutën e 13-të me anë të, Naim Sliti shënoi nga pika e bardhë.
Et but pour le @StadeDeReims, ! Arber #Zeneli, arrivé cet hiver, marque son 2e but en @Ligue1Conforama 👍 #DFCOSDR pic.twitter.com/8JzFZlXwev
— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) March 9, 2019
Ky ishte goli i dytë në kampionat, por ka edhe tri asistime deri më tani.
24-vjeçari iu bashkua klubit francez nga Heerenveeni në janarin e 2019 për katër milionë euro, ku me këtë rast nënshkroi edhe kontratë pesë vjeçare.
Zeneli tregoi formë të mirë edhe te skuadra holandeze, në gjysmën e parë të sezonit shënoi tre gola dhe dhuroi nëntë asistime.
Paraqitje të mira ka treguar edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, në 15 ndeshje ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/
https://streamable.com/r5ipk
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1104466588022067203